Mirë se erdhët në Gjeneratën e Zgjedhur

Mirë se erdhët në Gjeneratë e Zgjedhur: Një Udhëtim Besimi për Brezin Tonë

“Ju jeni një gjeneratë e zgjedhur, një priftëri mbretërore, një komb i shenjtë, një popull i Zotit…”
(1 Pjetrit 2:9)

Mirë se vini në blogun Gjeneratë e Zgjedhur! Unë jam Ornela — një zë që dëshiron t’i japë formë një vizioni të lindur nga Fjala e Perëndisë për brezin tonë.

Ky blog është një hapësirë ku fjala e Zotit do të jetë burimi ynë kryesor — për t’u thelluar, për t’u rritur, dhe për të ndezur një pasion të ri për Krishtin. Nuk është thjesht një faqe; është një lëvizje për të thirrur një brez që është i thirrur, i përgatitur dhe i dërguar për më shumë.

👉 Çfarë mund të prisni këtu:

  • Studime biblike të thelluara, por të thjeshta për çdo zemër e mendje
  • Inkurajim për ditët e vështira
  • Të vërteta të përjetshme që ndërtojnë jetën në Shkëmbin e fortë

Ky është vetëm fillimi. Shpresoj të jesh pjesë e këtij udhëtimi — një hap pas hapi, drejt qëllimit që Perëndia ka për ne.

Nëse e ndjen që ky blog është për ty, abonohu, komento, ndaje me një mik… dhe mbi të gjitha: mos u largoni pa u thelluar në të Vërtetën.

Je gati? Le të fillojmë së bashku. 🙏

Me dashuri në Krishtin,
Ornela


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a comment